Pas fitores në Vushtrri, Ferit Idrizi me mesazh prekës për çlirimtarët në Hagë

by informim peje

Ferit Idrizi është shpallur fitues i balotazhit për komunën e Vushtrrisë, duke siguruar një mandat të ri në krye të komunës. Pas rezultateve përfundimtare, Idrizi ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook, ku ka ndarë emocionet e fitores dhe një mesazh falënderimi për qytetarët.

“Këtë fitore ia dedikoj çlirimtarëve që padrejtësisht po mbahen në Hagë. Këtë fitore do t’ua kthej me respekt dhe shërbim rinisë së Vushtrrisë, avancimit të gruas, të gjithë qytetarëve, studentëve, sportistëve, artistëve,” ka shkruar ai.

banner

Në mbrëmjen e fitores, Idrizi është pritur me festë nga përkrahësit e tij në qytet, ku ka mbajtur edhe një fjalim falënderues për mbështetjen që i është dhënë gjatë fushatës.

“Fitorja jonë është fitorja e qytetarëve të Vushtrrisë. Tash fillon puna për çdo lagje, çdo fshat e çdo familje,” ka theksuar ai para simpatizantëve.

Në publikim, Idrizi ka ndarë edhe momente nga festa dhe fjalimi i mbrëmshëm, duke premtuar se mandati i tij i ri do të jetë në shërbim të të gjithëve, me fokus në të rinjtë dhe zhvillimin e komunës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy