Portieri Nick Pope dhe sulmuesi Anthony Gordon nuk do t’i bashkohen kombëtares së Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026.
‘Tre Luanët’ në mesin e këtij muaji do të ndeshen me Serbinë dhe Shqipërinë.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Newcastle United, Eddie Hoëe, i cili bëri të ditur se të dy lojtarët kanë pësuar lëndime në ndeshjen e fundit kundër Brentford-it.
Për këtë arsye, ata nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Thomas Tuchel, i cili i kishte përfshirë fillimisht në listën e të grumbulluarve.
Ndërkohë, Federata Angleze e Futbollit ende nuk ka njoftuar nëse do të thirren zëvendësues për ndeshjet që Anglia do t’i zhvillojë ndaj Serbisë dhe Shqipërisë

