Ushtruesja e detyrës së ambasadores së Bashkimit Europian në Kosovë, Eva Palatova mirëpriti zhvillimin “e rregullt dhe gjithpërfshirës” të rundit të dytë të zgjedhjeve në 18 komunat e vendit.
Ajo i konsideroi zgjedhjet lokale si dëshmi të demokracisë në Kosovë.
“Ushtruesja e detyrës së ambasadores së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, mirëpriti sonte zhvillimin e rregullt dhe gjithëpërfshirës të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në 18 komuna të Kosovës, që shënuan përmbylljen e ciklit të zgjedhjeve lokale, duke e cilësuar atë si një dëshmi të demokracisë së Kosovës”, shkroi Zyra e BE-së mbrëmë në një postim në X
Acting 🇪🇺 #EU Ambassador in Kosovo Eva Palatova welcomed this evening the orderly & inclusive conduct of the mayoral run-off #elections in 18 🇽🇰 #Kosovo municipalities that marked the completion of the local elections cycle, calling it a testament to Kosovo's democracy.
— European Union in Kosovo (@EUKosovo) November 9, 2025

