Vengu: Rritje pagash për ushtarakët e FA-së

by Nexhat

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka bërë me dije rritjen e pagave për ushtarakët në Forcat e Armatosura.

Vengu, në një postim në Facebook, tha se kjo rritje pagash vjen, jo vetëm si pjesë e politikës së qëndrueshme dhe vendimeve të qeverisë për garantimin e kushteve më të mira të punës dhe jetesës, por edhe si një vlerësim për ata të cilët shërbejnë me përkushtim.

banner

“Më shumë vlerësim për ata që shërbejnë me përkushtim. Rritja e pagave për ushtarakët në Forcat e Armatosura është pjesë e politikës së qëndrueshme dhe vendimeve të Qeverisë Shqiptare për të garantuar kushte më të mira pune dhe jetese.

Me Projektbuxhetin 2026, pagat përfshijnë rritje që shkon deri në +5,875 lekë, nga Ushtari IV deri te Gjeneral Lejtnanti, së bashku me shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor”, shkruan Vengu në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy