Ish-kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, njofton se Kryesia e Degës së LDK-së në Obiliq nuk e ka pranuar dorëheqjen e tij nga pozita e Kryetarit të Degës, pas rezultatit zgjedhor në këtë komunë.
Pas vendimit të Kryesisë, Gashi është shprehur: “I falënderoj nga zemra secilin anëtar të Kryesisë për mbështetjen, respektin dhe besimin e treguar. Unë do të vazhdoj t’i qëndroj besnik misionit tonë të përbashkët. Rrugëtimi ynë vazhdon, me unitet, dinjitet dhe përkushtim”.
Postimi i plotë:

