Dogana në Merdarë, ndalon produkte kozmetike të padeklaruara

by Nexhat

Një sasi e konsiderueshme produktesh kozmetike të padeklaruara është bllokuar sot në pikën kufitare Merdarë, gjatë një kontrolli të detajuar të një automjeti nga zyrtarët doganorë.

Siç njofton Dogana e Kosovës, për këto produkte nuk është paraqitur asnjë dokumentacion përcjellës, ndërsa vlera e përgjithshme e mallrave të identifikuara vlerësohet të jetë rreth 1 mijë e 600 euro.

banner

“Mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj personit të përfshirë është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës ka theksuar se vazhdon angazhimin për të parandaluar hyrjen e produkteve të pasigurta dhe të padeklaruara në treg, duke siguruar respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy