FUSHË KOSOVË/ Aksident trafiku me fatalitet në Bresje, vdes një person

by Nexhat

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Bresje të Fushë Kosovës, ku një person ka humbur jetën.

Rastin për Gazetën Express, është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

banner

Ky i fundit ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 1 të pasmesnatës.

‘’Rreth orës 01:00, datë 11.11. 2025, policia është njoftuar për një aksident trafiku në dalje të autostradës në Bresje – Fushë Kosovë. Në aksident është përfshirë një veturë, një person ka pësuar lëndime dhe ekipi mjekësor ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Policia është marrë me procedurat në vend ngjarje’’, ka njoftuar Policia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy