Sopi: Kurti krijoi narrativën se me fitoren e Pecit do të bashkohet Mitrovica

by informim peje

Opinionisti Agim Sopi ka deklaruar se kryeministri në detyrë Albin Kurti, në garën për Mitrovicën, krijoi narrativën se me fitoren e Faton Pecit, do të bashkohet Mitrovica.

Sopi në emisionin “Konfront” theksoi se një pjesë e qytetarëve që e kanë votuar Pecin për kryetar, në fakt mendojnë se do të bashkohet Mitrovica.

banner

“Për Vetëvendosjen ka qenë e motivuar politikisht sepse ka qenë narrativa e Kurtit çlirimi i veriut. Megjithatë për Kurtin të gjithë jemi dëshmitarë të një qeverisjeje me shumë defekte, vështirë se shquhet për ndonjë sukses. Sukses të vetmin ka krijuar narrativën se e ka çliruar Mitrovicën. Shumica e atyre që kanë votuar Faton Pecin, mendojnë se Mitrovica do të bashkohet. Sikur të humbte në Mitrovicën e Jugut, nga andej e deri në Kaçanik do të përhapej dështimi i narrativës së çlirimit të Mitrovicës. Atje për 10 ditë do t’i kemi të gjitha komunat me udhëheqje dhe do të kthehen strukturat serbe në të gjitha dimensionet sepse e kemi kusht politik që të hiqen sanksionet”, deklaroi Sopi.

Opinionisti Sopi shtoi se Mitrovica është një nyjë politike e lënë me qëllim që të përdoret si strehë politike e dështimeve.

Në balotazhin e së dielës në Mitrovicën e Jugut, bazuar në rezultatet preliminare të publikuara në faqen e KQZ-së, kandidati i LVV-së Faton Peci, mori 53.47% apo 17 mijë e 837 vota, ndërsa kundër-kandidati i tij nga PDK-ja, Arian Tahiri, mori 46.53% apo 15 mijë e 522 vota.

Në këto rezultate nuk janë të përfshira votat me kusht dhe ato me postë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy