Abdixhiku i shkon Halitit në Viti: Sokoli ka qenë gjithmonë shembull i udhëheqjes së qetë, të matur e të vendosur

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkuar drejt Vitisë për ta uruar Sokol Halitin i cili siguroi edhe një mandat nga zgjedhjet e fundit lokale.

Ai thotë se Haliti ka qenë gjithmonë shembull i udhëheqjes së qetë, të matur e të vendosur.

banner

Ndër të tjera, i pari i LDK-së thekson se fitorja atje, është përmbushje e mozaikut të madh të fitores së partisë në të gjithë Kosovën.

“Me pritje të ngrohtë e me përplot gëzim, urova Sokol Halitin për fitoren e radhës në Viti. Një fitore e merituar, e ndërtuar mbi vite pune, përkushtimi e respekti ndaj qytetarëve të kësaj ane. Sokoli ka qenë gjithmonë shembull i udhëheqjes së qetë, të matur e të vendosur; një model që e nderon Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe traditën e saj në Viti”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy