Edita Tahiri: Dëshmia e Hill objektive, mbron drejtësinë e luftës së UÇK-së dhe liderëve të saj

by Nexhat

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka vlerësuar si objketive dëshminë që ish-ambasadori Christopher Hill po jep në Gjykatën Speciale të Hagës si dëshmitar i mbrojtjes.

Tahiri ka thënë se Hill përmes dëshmisë së tij po mbron drejtësinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të liderëve të saj.

banner

Ajo ka shkruar se Hill, siç ishte negociator me integritet në Rambuje, edhe dëshminë në Hagë po e bën të tillë.

“Christopher Hill dha nje deshmi objektive dhe pozitive ne gjykaten speciale, mbrojti drejtesine e luftes se UCK-se dhe te lidereve te saj – ashtu sic ishte nje negociator me integritet ne Konferencen e Rambujese, ashtu dhe beri dëshminë”, ka shkruar Tahiri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy