Ferizaj: një shok bombë gjendet në depon e një shtëpie – ndërhyn njësiti i deminimit

by informim peje

Një shok bombë është gjetur në depon e një shtëpie në qytetin e Ferizajt, ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24-orësh.

Sipas njoftimit, mjeti shpërthyes është zbuluar nga vetë pronari i shtëpisë, i cili më pas ka lajmëruar policinë.

banner

“Tek shtëpia e ankuesit, mashkull kosovar, në depon e tij është gjetur një mjet i dyshimtë”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i deminimit, i cili ka bërë tërheqjen dhe neutralizimin e mjetit të dyshimtë, që është konfirmuar se ishte shok bombë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa policia ka nisur procedurat e zakonshme hetimore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy