Krasniqi: PDK’së i duhet momentum i ri, Kryetari i ri duhet të jetë kandidat për Kryeministër, unë s’kam pasë ambicie

by Nexhat

Kryetari i dorëhequr i PDK-së, Memli Krasniqi në “Rubikon” në Klan Kosova tha se dorëheqja e tij e vendos interesin e Partisë Demokratike të Kosovës, para interesit të tij.

Krasniqi tha se është krenar për arritjet e PDK-së në nivel lokal, dhe shtoi se të hënën konventa do ta nxjerr një PDK të gatshme për të shkuar edhe me fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme.

banner

“Sot jemi para zgjedhjeve nacionale, ka një argument që është i rëndësishëm për mu në ëktë moment. Unë nuk e kam pasë kurrë njëherë ambicien e të qenit kryeministër, kush më njëh e di. Unë pushtetin për vete nuk e kam kërkuar asnjëherë, as pozicionin e kryetarit të PDK-së s’e kam kërkuar asnjëherë.

“Sot kur përballemi me zgjedhjet e parakohshme që mund të mbahen me 21 ose 28 dhjetor, sepse nuk shoh mundësi që Konjufca të zgjedhet kryeministër. Konsideroj që PDK-së i duhet një momentum i ri, që krijon mundësi të re për ta mobilizu bazën tonë, por edhe që kandidati ynë për kryeministër të jetë edhe lideri i partisë”, vijoi tutje Krasniqi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy