Lushtaku: Dorëheqja e Krasniqit le të shënojë një moment që unifikon edhe më tepër PDK-në

by informim peje

Sami Lushtaku, kryetari i Skenderajt nga radhët e PDK-së, ka falënderuar Memli Krasniqin për punën dhe lidershipin që ka treguar sa ishte në krye të kësaj partie politike.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se dorëheqja e Krasniqit duhet të shënojë një moment të ri në të mirë të PDK-së.

banner

“Në emër tim dhe të strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës në Skënderaj, shpreh falënderimin dhe respektin më të lartë për punën, angazhimin dhe lidershipin e treguar nga kryetari i deritanishëm i PDK-së, Memli Krasniqi”.

“PDK është parti shtetformuese dhe shtetndërtuese, e cila ka vizion të qartë për zhvillimin e vendit, prandaj ky vendim i dorëheqjes le të shënojë një moment të ri i cili e fuqizon, e rrit dhe e unifikon edhe më tepër PDK-në”, ka thënë Lushtaku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy