Memli Krasniqi e do Bedri Hazmën në krye të PDK-së dhe kandidat për kryeministër: S’e fshehi preferencën

by Nexhat

Kryetari i dorëhequr i PDK-së, Memli Krasniqi, në konferencën e sotme për media ka thënë se kandidat i PDK-së për kryeministër duhet të jetë Bedri Hamza.

Krasniqi ka thënë se Hamza është kandidati për kryeministër më i miri që do të mund ta kishte Kosova.

banner

Gjithashtu ka thënë se nëse Hamza vendos për të kandiduar për kryetar, ai do ta ketë përkrahjen e Krasniqit.

“Jam i bindur se kandidatati i PDK-së për kryeministër duhet të jetë Bedri Hamza. Dhe normalisht nëse Hamza kandidon për të qenë kryetar i PDK-së e ka përkrahjen time të plotë”, ka deklaruar ai.

Kransiqi ka deklaruar se nuk e di se kush kandidon, por se nuk e fsheh preferencën e tij për Bedri Hamzën.Konventa e PDK-së do të mbahet të hënën më 17 nëntor

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy