Muric: Jemi në garë me Zvicrën për vendin e parë

by Nexhat

Portieri i parë i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, ka thënë se ekipi është në garë me Zvicrën për vendin e parë në grup dhe për kualifikim direkt në Botërorin 2026.

“Duam të sigurojmë të paktën vendin e dytë për të shkuar në ‘play-off’, por besoj se mund të luftojmë edhe për vendin e parë. Fillimisht duhet të përqendrohemi te ndeshja me Slloveninë. Ekipi është në formë shumë të mirë, nuk ka lëndime dhe të gjithë lojtarët janë gati. Vetëm unë nuk mund të luaj për shkak të dy kartonëve të verdhë, por kam besim te portierët e tjerë që stërviten çdo ditë dhe japin maksimumin”, ka thënë Muric në “FFK Podcast”.

banner

Ai ka theksuar se çdo kundërshtar është i vështirë, por se ndeshjet në Prishtinë e vendosin Kosovën në pozitë me avantazh.“Ndeshja e parë kundër Zvicrës atje ishte e vështirë, por në Prishtinë situata është ndryshe. Kemi më shumë gjasa të fitojmë ne se sa ata”, ka thënë gardiani shtatlartë. 

Kosova do të luajë ndaj Sllovenisë më 15 nëntor në Lubjanë dhe ndaj Zvicrës më 18 nëntor në Prishtinë. Aktualisht, Zvicra kryeson grupin me dhjetë pikë, pasuar nga Kosova me shtatë, Sllovenia me tri dhe Suedia me një pikë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy