Skandal në SHBA: Pretendime të reja se Trump ishte në dijeni për abuzimet e Epstein-it

by jonzefaj

Sipas emaileve të publikuara të mërkurën nga demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, i dënuari për abuzim seksual, Jeffrey Epstein tha se Donald Trump dinte për vajzat e mitura që Epstein akuzohej se i kishte viktimizuar.

Demokratët përmendin shkëmbimet me autorin Michael Wolff dhe Ghislaine Maxwell, një figurë e shquar britanike dhe ish-të dashurën e Epstein, e cila po vuan një dënim me 20 vjet burg për akuza që përfshijnë trafikimin seksual të një të mituri.

banner

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Trump e njihte Epsteinin shoqërisht në vitet 1990 dhe në fillim të viteve 2000, por ka mohuar çdo shkelje.

“Në korrespondencë private me Ghislaine Maxwell, Jeffrey Epstein shkroi në vitin 2011 se Donald Trump ‘kaloi orë të tëra në shtëpinë time’ me një viktimë të trafikimit seksual”, thanë demokratët në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve në një deklaratë.

Demokratët cituan një email të veçantë me Wolff në vitin 2019, në të cilin “Epstein deklaroi në mënyrë të qartë se Donald Trump ‘dinte për vajzat ndërsa i kërkoi Ghislaine të ndalonte'”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy