Tuchel: Luajmë seriozisht ndaj Serbisë, pres maksimumin nga skuadra

by Nexhat

Pavarësisht se ka siguruar kualifikimin, trajneri i Anglisë, Tomas Tuchel u shpreh se skuadra do bëjë më të mirën ndaj Serbisë.

“A ndieni se po eksperimentoja në ndeshjet e fundit?

banner

Ne përpiqemi të përshtatemi, por nuk ndjeva që po eksperimentonim në dy grumbullimet e fundit dhe nuk do të fillojmë në këtë grumbullim.

Ne e marrim seriozisht, këto janë ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, në shtëpi. Duam të ndërtojmë mbi atë që kemi ndërtuar dhe të vazhdojmë përpara

Rikthimi i Bellingham dhe Foden? Ne i ngritëm nivelet dhe standardet edhe pa ta. Jemi të detyruar të ndjekim standardet tona dhe të ndërtojmë atë që mund të ndërtojmë. Tani ata janë kthyer dhe është përgjegjësia e tyre të kontribuojnë në këtë, dhe kjo është ajo që po bëjnë. Standardet janë të qarta.

Ne jemi tashmë të kualifikuar. Kjo nuk duhet të ketë rëndësi sepse luajmë kundër vetes sonë, për standardet tona. Luajmë për nivelet tona.

Fitorja në Beograd ishte kryesisht rezultat i cilësisë sonë. Zhvilluam një ndeshje shumë të fortë, nuk i lamë të merrnin frymë. Tani ka një trajner të ri me energji të re, në të njëjtin grup të fortë dhe me një grup krenar lojtarësh. Dhe ne duhet ta bëjmë përsëri”, u shpreh Tuhel ndër të tjera.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy