AAK mban sot mbledhjen e Kryesisë, pritet të diskutojë zhvillimet politike dhe zgjedhjet e mundshme

by informim peje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pritet të mbajë sot mbledhjen e Kryesisë së saj qendrore, në të cilën do të marrin pjesë edhe kryetarët e degëve të partisë.

Sipas burimeve brenda AAK-së, në këtë mbledhje do të diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend, në një periudhë kur kanë mbetur pak ditë deri në thirrjen e seancës për votimin e mundshëm të Glauk Konjufcës si mandatar për formimin e Qeverisë, pas mandatimit nga presidentja Vjosa Osmani.

banner

Po ashtu, pritet që pjesë e diskutimeve të jenë edhe përgatitjet e Aleancës në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Takimi është paraparë të nisë në orën 17:00

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy