Hamiti: Zgjedhjet e reja janë të pashmangshme, sa më herët aq më mirë

by informim peje

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Albin Kurti po dëshiron të konsumojë edhe javën e fundit të vonesës së qëllimshme për krijimin e institucioneve.

Ai ka bërë me dije se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme.

banner

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se sa më shpejt ndodhin ato aq më mirë.

“Zgjedhjet e reja nacionale janë të pashmangshme: sa më herët aq më mirë. Kjo kastë pushtetore që e ka katandisur Kosovën keq duhet të shkojë në opozitë. Qytetarët e vendit tonë e kanë në dorë fatin e vet dhe të atdheut tonë. Kosova duhet të marrë drejtim të mbarë politik në vitin 2026”, ka shkruar Hamiti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy