Milan gjen bomberin e ri, përforcimi i parë për merkaton dimërore

by jonzefaj

Milan duket se ka siguruar që tani përforcimin e parë për merkaton e janarit.

Kuqezinjtë do të përforcohen në sulm dhe sipas të gjitha raportimeve të fundit, sulmuesi i tyre më i ri do të jetë Niclas Füllkrug.

banner

32-vjeçari nuk është aspak i lumtur me situatën aktuale tek West Ham dhe është gati për një aventurë të re. Prej ditësh ka pasur bisedime konkrete mes përfaqësuesve të lojtarit dhe atyre të klubit kuqezi.

Füllkrug kërkon një ekip ku të ketë mundësinë të luajë sa më shumë, si mënyra e vetme për të qenë pjesë e Kombëtares gjermane për Kupën e Botës 2026 dhe Milan mund të jetë destinacioni perfekt për gjermanin.

Nga ana tjetër, West Ham nuk pritet të nxjerrë pengesa për largimin e sulmuesit gjerman. Me shumë mundësi mënyra e transferimit do të jetë huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy