Murati: Komisioni për Buxhet duhet ta zhbllokojë buxhetin e RTK-së

by Nexhat

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas kritikave për vonesën e buxhetit të RTK-së, duke theksuar se fajin e ka opozita, e cila po refuzon ta themelojë Komisionin për Buxhet.

“Qe çka thotë ligji për buxhetin e RTK-së! Krejt çka duhet, është një vendim i Komisionit për Buxhet, të cilin opozita po refuzon ta themelojë,” ka shkruar Murati.

banner

Ai ka mohuar pretendimet se ky komision nuk mund të formohet pa u ditur se kush është qeveria e kush opozita.

“Dhe jo, nuk është e vërtetë që Komisioni për Buxhet nuk mund të formohet pa u ditur se kush është qeveria e kush është opozita. Ajo vlen për Komisionin për AKI dhe Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike. Prandaj ky arsyetim i opozitës nuk vlen,” ka theksuar ai.

Murati ka akuzuar opozitën për sabotim të shtetit, duke thënë se “thjesht, opozita ka vendosur ta sabotojë shtetin.”

Në reagimin e tij, ministri në detyrë ka bashkëngjitur edhe pjesën e ligjit për ndarjet buxhetore, ku thuhet se: “Mjetet sipas këtij paragrafi alokohen dhe transferohen nga Thesari në llogarinë të përcaktuar nga RTK-ja në bankë komerciale, sipas vendimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.” 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy