Osmani pret gjeneralë e oficerë të lartë nga 16 shtete: Krenare me FSK-në dhe bashkëpunimin me aleatët

by informim peje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur sot pjesëmarrës nga 16 shtete dhe mbi 30 akademi ushtarake nga mbarë bota, të cilët po qëndrojnë në Kosovë me rastin e Simpoziumit Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake (ISOMA) — një ngjarje që për herë të parë po mbahet në vendin tonë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani theksoi rëndësinë e këtij momenti për Kosovën, duke e cilësuar si dëshmi të rritjes së rolit ndërkombëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe të Akademisë së saj të Mbrojtjes.

banner

“Në mesin e gjeneralëve, kolonelëve e oficerëve tjerë të lartë nga 16 shtete dhe mbi 30 akademi ushtarake nga Evropa, Amerika e Veriut, Azia, Afrika dhe më gjerë. Ata po vizitojnë Kosovën me rastin e Simpoziumit Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake (ISOMA), i cili mbahet për herë të parë në vendin tonë. Kjo shënon një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe pasqyron jo vetëm sukseset e Akademisë së Mbrojtjes të FSK-së, por edhe rolin tonë në ngritjen e standardeve profesionale dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar,” shkroi Osmani.

Presidentja shtoi se Kosova po dëshmon se është një partner i besueshëm dhe i përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, falë profesionalizmit të ushtrisë së saj.

“Krenare me FSK-në! Krenare me bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë!”, përfundoi ajo.

Simpoziumi ISOMA 2025 sjell në Prishtinë përfaqësues të akademive dhe institucioneve ushtarake nga vende aleate dhe partnere, me synim shkëmbimin e përvojave akademike, zhvillimin e udhëheqjes ushtarake moderne dhe forcimin e rrjeteve ndërkombëtare të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy