Rukiqi: Në asnjë rrethanë s’ka votë për asnjë lloj qeverie- Po presim të konsumohet kjo blerje e kohës nga VV

by Nexhat

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se në ‘’asnjë rrethanë nuk kanë votë për asnjë lloj qeverie’’.

Kështu u përgjigj ai gjatë konferencës për media, ku u pyet për mundësinë e krijimit të qeverisë ‘Konjufca 1’.

banner

Rukiqi po ashtu tha se LDK po pret që sa më shpejt të ‘’konsumohet edhe kjo blerje e kohës nga partia e VV’së’’.

‘’Asnjë ftesë të re, në asnjë rrethanë nuk ka votë për asnjë lloj qeverie, e cila tani është një taktikë e re për me kriju për me ble kohë, por asnjëherë serioze me krijuar shumicë.Siç e kemi thënë prej fillimit në konstilacionin aktual  të parlamentit nuk ka shumicë, dhe përderisa nuk ka shumicë politike dhe s’ka marrëveshje politike, LDK nuk jep votë. Ne presim sa më shpejtë të konsumohet ehde kjo blerje e kohës nga partia e VV’së, dhe ne të kemi datën e zgjedhjeve dhe të shkojmë në zgjedhje ta masim vetën secili’’, ka thënë Rukiqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy