Sara Hoxha ka ndarë së fundmi një mesazh të sinqertë dhe plot mirëkuptim për marrëdhënien e saj të bashkë-prindërimit me reperin Ledri Vula, me të cilin ndan vajzën e tyre, Poem Blu.
Edhe pse Sara jeton në Tiranë, ndërsa Ledri në Prishtinë, duket se të dy arrijnë të ruajnë një raport të shëndetshëm dhe respektues për hir të vajzës së tyre.
Gjatë një sesioni pyetjesh në Instagram, një ndjekës e pyeti Sarën se si ia del të menaxhojë jetën si nënë në kushte të bashkë-prindërimit në distancë.

Ajo u përgjigj me shumë sinqeritet dhe qetësi:
“Nuk është gjithmonë e lehtë, por me kohë mëson si ta bësh të funksionojë. Komunikimi dhe respekti janë gjithçka. Në fund të ditës, ajo që ka më shumë rëndësi është t’i bësh fëmijët të ndihen të dashur dhe të sigurt, pavarësisht distancës.”

Ky reagim i Sarës u prit me shumë komente pozitive nga ndjekësit, të cilët e vlerësuan për qetësinë, pjekurinë dhe respektin që ajo tregon ndaj Ledrit, edhe pas ndarjes së tyre si çift.
Shumë prej tyre theksuan se mesazhi i saj është një shembull i mirë për prindërit e rinj, duke vënë theksin tek rëndësia e bashkëpunimit dhe dashurisë prindërore, përtej çdo marrëdhënieje personale

