Dimal Basha krahasoi rastin Dehari me Millosheviqin, avokati kosovar paralajmëron padi për kryeparlamentarin

by Nexhat

Avokati Gent Gjini ka njoftuar sot se do të parashtrojë një padi ndaj kryeparlamentarit Dimal Basha, pas krahasimit që ky i fundit bëri mes rastit të Astrit Deharit dhe Millosheviqit.

“Po duke ditur ditë më parë, në përvjetorin e ndjerit Astrit Dehari, zoti Dimal Basha, në prezencë të kamerave dhe të publikut, ka bërë një veprim të pa hishëm dhe të pa matur politikisht, duke krahasuar rastin e Deharit me atë të Millosheviqit,” ka deklaruar avokati Gjini.

banner

Avokati ka shtuar se njëra nga klientet e tij, zonja Mihrije Daqa, ka pësuar humbjen e dy djemve të saj nga krimet e regjimit të Millosheviqit. “Duke ditur që unë jam avokat i zonjës Mihrije Daqa, që ditë më parë në Gjykatën Speciale në Departamentin për Krime Lufte në Prishtinë është gjykuar krimineli serb i udhëhequr nga regjimi i Millosheviqit dhe është dënuar me 15 vite, ato vuajtje kanë qenë të freskta për zonjën Mirije, e cila ka humbur të dy djemtë e saj. Tash del një kryeparlamentar që bën një krahasim banal duke thënë se rasti i Deharit është më i rëndë se ai i Millosheviqit,” tha Gjini.

Në padi, avokati ka përfshirë disa kërkesa kryesore:

  • Tërheqja e deklaratave nga zoti Basha;
  • Kërkesë publike për falje ndaj familjeve të viktimave të regjimit të Millosheviqit;
  • Kompensim për dëmin moral dhe material;
  • Përfaqësimi ligjor në emër të institucioneve publike të Republikës së Kosovës.

Avokati Gjini theksoi se deklarata e kryeparlamentarit është një akt pa precedent dhe duhet të dënohet nga gjykata, duke respektuar kujtimin e viktimave dhe vuajtjet e familjeve të tyre. /Teve1

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy