Murati për rritjen e pensioneve para zgjedhjeve: Asnjë qeveri s’i Qeveria Kurti, nga sot 150 euro në muaj

by Nexhat

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar një rritje pensioneve, duke e cilësuar këtë si rritjen më të lartë të realizuar ndonjëherë nga një qeveri në Kosovë.

Ai tha se asnjë qeveri e mëhershme nuk ka ofruar mbështetje të këtillë për pensionistët, duke njoftuar se procesimi i të hollave, bëhet sot.

banner

“Pensioni Bazik të cilin e gjetëm me vlerë 90 euro/muaj në fillim të mandatit, prej sot procesohet me rritje me vlerë 150 euro/muaj. Pra 60 euro rritje brenda mandatit, apo 67%”.

“Qeveria për pensionistët”, shkroi ministri në detyrë, duke e paraqitur rritjen e pensioneve si arritje kyçe të Qeverisë Kurti në prag të zgjedhjeve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy