PDK reagojnë ashpër ndaj vendimit të PZAP: “I padrejtë dhe i shkëputur nga realiteti në terren”

by engel

Partia Demokratike e Kosovës ka kundërshtuar ashpër vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili refuzoi kërkesën e saj për rivotim në Mitrovicën e Jugut. PDK e cilësoi vendimin si të padrejtë dhe të pajustifikuar, duke thënë se nuk pasqyron situatën e raportuar gjatë procesit zgjedhor.

Në reagimin zyrtar, partia shprehet se është “thellësisht e zhgënjyer” me epilogun e PZAP-së, duke theksuar se ka dorëzuar prova dhe dëshmi që, sipas saj, tregojnë qartë cenimin e procesit dhe mosrespektimin e vullnetit të qytetarëve. Sipas PDK-së, të gjitha këto elemente duhej të mjaftonin për të urdhëruar rivotim në këtë komunë.

banner

Partia njofton se do të vijojë betejën ligjore, duke paralajmëruar se hapi i radhës do të jetë dërgimi i ankesës në Gjykatën Supreme. Kjo instancë mbetet e fundit që mund të vendosë për integritetin e procesit zgjedhor dhe për kërkesën e PDK-së për përsëritjen e votimit.

“Jemi dhe mbetemi në mbrojtje të votës së lirë dhe të pastër. Nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa respektimin e ligjit dhe të vullnetit të mitrovicasve,” thuhet në reagim. PDK shton se do ta çojë çështjen deri në fund, duke shprehur bindjen se “drejtësia do të vijë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy