Policia italiane godet organizatën italo-shqiptare: Sekuestrohen mbi 3 kg kokainë, 10 në pranga

by informim peje

Goditet një rrjet kriminal të cilët trafikonin drogë në Itali dhe në Spanjë. Policia ka arritur të arrestojë dhjetë persona të përfshirë në këtë rrjet, disa prej të cilëve janë shqiptarë.

Të arrestuarit e tjerë rezultojnë të jenë shtetas rumunë dhe italianë teksa ju janë sekuestruar mbi 3 kg kokainë dhe lëndë narkotike të llojeve të tjera.

banner

Katër u ndaluan gjatë dy ditëve të fundit të aksionit, mes tyre edhe një grua rumune dhe dy shqiptarë, kurse gjashtë ishin kapur në aksionet e hershme.

Ky është rezultati i një operacioni të madh antidrogë nga Policia e Shtetit Busto Arsizio, që çmontoi organizatën me drejtues shqiptarë dhe që ishte aktive mes Italisë dhe Spanjës, por edhe në provincën e Varese.

Në agim të ditës së mërkurë, ekipet policore Busto Arisizio dhe Gallarate dhe Shtabi i Policisë së Varese, me ndihmën e tre njësive me qen të pajisura me qen për nuhatje droge dhe zbulimin e monedhave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy