E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Anu Prattipati, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu. Diskutimet janë fokusuar në bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet dy institucioneve dhe hapat që po ndërmerren për të lehtësuar tregtinë ndërkufitare.
Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, Prattipati ka vlerësuar përpjekjet e Doganës së Kosovës për modernizim dhe përmirësim të proceseve që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e qarkullimit tregtar. Ajo ka theksuar se këto iniciativa kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes të dy vendeve.
“Chargé d’affaires Prattipati mirëpret përpjekjet që po forcojnë tregtinë dypalëshe dhe rritjen ekonomike për të dy vendet tona”, thuhet në njoftim.
Takimi nënvizon angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-së për të mbështetur zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe thellimin e partneritetit strategjik në fushën e tregtisë dhe sigurisë kufitare.
Chargé d’affaires Anu Prattipati met today with Customs Director General Agron Llugaliu to discuss ongoing cooperation and progress on trade facilitation. Chargé Prattipati welcomes efforts strengthening bilateral commerce and economic growth for both our countries. pic.twitter.com/7JGJXQqyA4
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) November 14, 2025

