PRIZREN/ Përqeshja e mustaqeve dyshohet që çoi në fjalosjen e dy policëve të cilët u suspenduan

by Nexhat

Dy zyrtarë policorë të Stacionit në Prizren janë suspenduar nga detyra, pasi dyshohet se ishin përfshirë në një mosmarrëveshje e cila erdhi si pasojë e një fjalosjeje gjatë orarit të punës.

Gazetari Nuhi Salihu ka deklaruar se një nga shkaqet e fjalosjes ka qenë edhe fakti që njëri ia ka përmendur edhe mustaqet.

banner

Derisa detaje rreth rastit për Klankosova.tv pati dhënë zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka.

“Hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me një incident të ndodhur në Prizren e ku ishin përfshirë dy zyrtarë policorë. Bazuar në veprimet hetimore dyshohet se zyrtarët policorë janë përfshirë në një mosmarrëveshje me njëri tjetrin që dyshohet të ketë ardhur pas një fjalosje gatë orarit të punës. Pas këtyre veprimeve, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Prizren”, kishte deklaruar Beka.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy