Sipas raportimeve në Turqi, Victor Osimhen po përpiqet të bindë sulmuesin e Atalantës, Ademola Lookman, që t’i bashkohet atij te Galatasaray në janar.
Dyshja thuhet se e diskutuan këtë propozim gjatë grumbullimit ndërkombëtar për Nigerinë,
“NOW Spor” sugjeron se Lookman ka reaguar pozitivisht ndaj idesë për të ardhur në Superligën turke dhe do të ishte i lumtur të ribashkohej me shokun e tij të kombëtares në nivel klubesh.
Do të ishte një operacion i kushtueshëm, pasi Atalanta ka vendosur një çmim prej 50 milionë eurosh, duke refuzuar më parë 43 milionë euro plus shtesa nga Inter gjatë verës.
Megjithatë, “La Dea” ka bërë të qartë se do të kërkonte një shifër më të lartë nga një klub brenda Serie A, pasi nuk duan të forcojnë një rival të drejtpërdrejtë.
Nëse dikush do të bënte një ofertë nga jashtë, si Galatasaray, atëherë tarifa do të ishte pak më e ulët.
Raporti i Lookman me Atalantën nuk është zgjidhur pas një vere të vështirë, edhe pse mbetet për t’u parë nëse shkarkimi i trajnerit Ivan Juric do ta ndihmojë apo pengojë situatën.
Ka raportime se Galatasaray është i gatshëm t’i paguajë 9 milionë euro në sezon si rrogë

