Shqipëri-Angli i besohet arbitrit italian, Marco Guida

by Nexhat

Shqipëria dhe Anglia do të përballen më 16 nëntor në orën 18:00 në “Air Albania Stadium”, në ndeshjen e fundit të Grupit K për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Takimi do të drejtohet nga arbitri italian Marco Guida, i cili do të ketë për ndihmës Giorgio Peretti dhe Alessio Berti, ndërsa zyrtar i katërt do të jetë Simone Sozza.

banner

Në videoasistent do të jetë Marco Di Bello, me ndihmës Valerio Marini-n.

Kjo përballje ka një histori të gjatë mes dy përfaqësueseve, ku Anglia ka shfaqur gjithmonë dominim, duke regjistruar 7 fitore në 7 ndeshje të luajtura dhe një golavarazh total prej 21-1.

Anglia ka siguruar tashmë vendin si e para në grup, ndërsa Shqipëria do të luftojë në play-off për të marrë pjesë në Kupën e Botës. Takimi i të dielës pritet të sjellë emocione dhe është një mundësi për kuqezinjtë që të sfidojnë dominimin historik të “Tre Luanëve”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy