S’ka rivotim në Mitrovicën e Jugut: PZAP hedh poshtë ankesën e PDK-së

by informim peje

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës për rivotim për zgjedhjet lokale në Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Këtë e kanë bërë të ditur burime për gazetaren e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshana.

banner

Në vendimin e PZAP-it të cilin e ka siguruar Klan Kosova thuhet se është refuzuar ankesa e PDK-së me seli në Prishtinë, lidhur me parregullsitë gjatë procesit të numërimit të fletëvotimeve në Komunën e Mitrovicës së Jugut, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 9 nëntor.

“Refuzohet e pabazuar ankesa e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, me te cilën ka kërkuar qe te urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), që brenda afatit të caktuar ligjor, të përsërisë procesin zgjedhor në Komunën e Mitrovicës së Jugut, duke kryer rivotim në përputhje me ligjin dhe rregulloret përkatëse”, thuhet në vendimin e PZAP-it.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy