Trashëgimia dykrenare e Kombëtares: Shaqiri tregon pasionin dhe identitetin e tij kosovar në Zvicër

by Nexhat

Futbollisti me origjinë kosovare ka folur për ndikimin e trashëgimisë së tij dhe integrimin në Zvicër. Ai tregon se sporti jo vetëm që e mban larg rrugës së gabuar, por edhe formon karakterin dhe vetëbesimin e të rinjve.

“Mamaja ime ishte e shqetësuar sepse isha i vogël dhe luaja gjithmonë me fëmijë më të mëdhenj, por kështu mësova të qëndroja për veten time.

banner

Shkolla më mësoi shumë, edhe pse ndonjëherë më bullizonin, ndihesha i rehatshëm dhe mësova nga fëmijët zviceranë,” shprehet ai për “srf.ch”,

Ai kujton edhe “çështjen e shqiponjës dykrenare” gjatë Botërorit 2018, provokimet e shumta nga ana serbe përmes rrjeteve sociale si dhe në stadium e kanë motivuar për të dhënë më të mirën në fushë, duke theksuar se vetëm fitoreja sportive kishte rëndësi.

Ndërsa në pyetjen se për cilën kombëtare do bëjë tifo për ndeshjen Kosovë-Zvicër, ai përgjigjet: “Sigurisht që për të dyja, por do të mbështes ekipin kombëtar”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy