SHBA kërkon largimin e plotë të Rusisë nga pronësia e NIS-it, Serbia përballet me presion ndërkombëtar

by engel

Qeveria e Serbisë ka marrë një kërkesë zyrtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për largimin e plotë të pronësisë ruse nga Industria e Naftës e Serbisë (NIS), ka konfirmuar ministrja e Minierave dhe Energjisë, Dubravka Dedoviq-Handanoviq. Ajo deklaroi se për herë të parë është artikuluar qartë një kërkesë e tillë, që nënkupton zëvendësimin e aksionarëve rusë dhe tërheqjen e tyre të plotë nga kompania energjetike.

Ministrja tha se Serbia gjendet në një situatë të komplikuar gjeopolitike dhe se vendimet që pritet të merren janë të jashtëzakonshme. Sipas saj, vendi është përfshirë në tensionet globale pa qenë iniciator, ndërsa tani duhet të menaxhojë pasojat e presioneve ndërkombëtare, duke ruajtur marrëdhëniet me të gjithë partnerët, përfshirë edhe Rusinë.

banner

Në këtë kontekst, Qeveria e Serbisë ka thirrur një mbledhje të posaçme në Pallatin e Serbisë, ku pritet të marrin pjesë të gjithë drejtorët e ndërmarrjeve publike. Seanca do të mbahet nesër në orën 11:00 dhe pritet të diskutojë hapat e ardhshëm në raport me kompaninë NIS dhe sanksionet amerikane.

NIS është subjekt i sanksioneve të SHBA-së për shkak të pronësisë shumicë ruse, çështje që tashmë ka vendosur Beogradin në qendër të vëmendjes ndërkombëtare dhe e detyron të vendosë për të ardhmen e sektorit të saj energjetik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy