“Drejtësi për çlirimtarët”, përfundon protesta në Strasburg të Francës

by Nexhat

Ka përfunduar protesta para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës në Strasburg, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Gjatë protestës së sotme Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka bërë të ditur se ka dorëzuar 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës, lidhur me shqetësimet që ata i shprehin për procesin e gjyqit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale,

banner

Ndryshe, ditë më parë u paralajmërua se në këtë tubim do të marrin pjesë rreth gjashtë mijë protestues.

Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani dërgoi video nga ky organizim, ku përkrahësit e luftës çlirimtare u dëgjuan duke brohoritur njëzëri “UÇK, UÇK”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy