“I çmontuam 900 banda”, Presidenca thotë se Osmani s’e paraqiti Kosovën si vend të krimit: U mendua për raste, jo numër bandash

by Nexhat

Në opinionin publik kosovar ka pasur shumë reagime për deklaratën e presidentes Vjosa Osmani që për 5 vjet janë shkatërruar 900 banda.

Bekim Kupina, zëdhënës për media i presidencës, ka thënë për Gazetën Express se ajo nuk ka nënkuptuar numër bandash, por raste.

banner

Sipas tij, Osmani nuk e ka paraqitur Kosovën si vend të krimit, por të rendit e ligjit.

“Ne fakt, është menduar për raste e jo për numër bandash. Siç e dini, disa banda serbe të veriut kanë qenë të involvuara në qindra raste të veprave penale. Në asnjë moment Presidentja nuk e ka paraqitur Kosovën si vend të krimit, por si vend të rendit e ligjit dhe si vend ku respektohen në vazhdimësi vlerat evropiane të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, ka thënë Kupina

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy