Kampioni i Kosovës në hendboll për femra, Istogu, është eliminuar nga Madeira Andebol SAD në raundin e tretë të EHF European Cup, pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Portugali.
Të dielën istogaset janë mundur me 34:20, në një ndeshje ku ka spikatur Suzana Ujkiq me dhjetë gola. Ndërsa Elsa Shala, Dijana Ujkiq, Angjelina Krasniqi dhe Tamara Serbra Aragon kanë shënuar nga dy gola secila.
Një ditë më herët, të shtunën, Istogu e kishte pësuar edhe humbjen e parë me rezultat 40:17.
Pavarësisht eliminimit, Istogu ka qenë skuadra e vetme kosovare që ka arritur deri në raundin e tretë të garës

