Kjo është gjendja e ushtarit që dyshohet se u plagos nga kolegu në Prishtinë

by Nexhat

Ushtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, që dyshohet se është plasgosur nga kolegu i tij, është dërguar për treman mjekësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Këtë për Klan Kosovën e ka konfirmuar Nasel Syla, drejtor i Emergjencës në QKUK.

banner

I njëjti ka theksuar se i plagosuri është në gjendje stabile.

“Ai ka vazhduar për tretman të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë”, ka thënë Syla.

Ndërkohë, për Klan Kosova zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana, ka theksuar se një rast i plagosjes ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në fshatin Sharban të Prishtinës.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person”, ka thënë Pllana.

Burime të Klanit kanë bërë të ditur se i plagosuri është 22-vjeçar dhe ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, derisa pjesë e ushtrisë është edhe personi që ka shtënë me armë zjarri.

Të dy, gjithmonë sipas burimeve të televizionit, kanë qenë jashtë orarit të punës. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy