Policia konfirmon një plagosje me armë zjarri, raportohet se dy personat e përfshirë janë ushtarë të FSK

by Nexhat

Një person është plagosur me armë zjarri, të dielën rreth orës 14:30.

Kjo ka ndodhur në fshatin Sharban të Prishtinës.

banner

Lajmin për Gazetën Express s ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhëns i Policisë së Kosovës për Prishtinën.

“Sot rreth orës 14:30, Policia ka pranuar informatën për plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.

Sipas burimeve të Klan Kosovës i plagosuri është 22-vjeçar dhe ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, derisa pjesë e ushtrisë është edhe personi që ka shtënë me armë zjarri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy