Shala i shqetësuar me rritjen e importit të energjisë: Fajtore është qeveria aktuale

by Nexhat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e importit të energjisë.

Sipas Shalës, kjo rritje po reflektohet edhe në kostot për qytetarët. Ai ka krahasuar shpenzimet për import nga viti 2019 deri më tani, duke theksuar se ato kanë arritur mbi 168 milionë euro në vitin 2024.

banner

Ligjvënësi i PDK-së thekson se, përveç kostos, është rritur edhe sasia e energjisë së importuar: nga 890 mijë MWh në mbi 1.3 milion MWh.

“Këto shifra nuk janë rastësi. Ato janë pasojë e performancës së dobët të prodhimit vendor, sidomos të termocentraleve të KEK-ut, të cilat vazhdimisht përballen me rënie të njësive, riparime të zgjatura dhe efikasitet të ulët”, ka shkruar Shala,.

Ai gjithashtu ka theksuar se kjo krizë është krijuar nga keqqeverisja aktuale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy