Xhaka thotë se nëse dikush e mund Zvicrën 6-0 atëherë është faji i Zvicrës

by Nexhat

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur për ndeshjen vendimtare të së martës kundër Kosovës në Prishtinë, duke theksuar se ekipi i tij nuk pranon asnjë festë të parakohshme dhe se pret një ndeshje të fortë.

Zvicra mbetet lider në grup me trembëdhjetë pikë pas fitores kundër Suedisë. Kosova ka nevojë për fitore dhe rezultat të thellë për ta rrëzuar Zvicrën nga kreu i grupit.

banner

Xhaka ka komentuar fillimisht duelin me Suedinë, ku Zvicra fitoi 4:1, duke theksuar gabimet e kundërshtarit:
“Suedezët bënë një gabim të rëndë më herët. Ndonjëherë është më mirë të përqendrohesh te ajo çfarë mund të kishe bërë vetë më mirë, sesa të ankohesh ndaj gjyqtarit”, është shprehur ai.

Duke folur për grupin, kapiteni zviceran ka shtuar se vetëm një rezultat i jashtëzakonshëm do ta rrëzonte Zvicrën nga vendi i parë.
“Duhet të jesh shumë i fortë për ta mundur Zvicrën 6:0. E nëse dikush e bën, atëherë fajin e kemi vetë”, ka thënë ai. 

Xhaka e ka pranuar gjithashtu se ky mund të jetë Botërori i tij i fundit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy