Yakin: Kosova ka ekip të fortë, por ne shohim përpara

by Nexhat

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka lavdëruar ekipin e Kosovës për punën e bërë në vitet e fundit dhe ka pranuar se meriton pikët që ka marrë. Megjithatë, ai theksoi se Zvicra ka një ekip solid dhe pas fitores ndaj Suedisë do të përqendrohet për të fituar tri pikë në ndeshjen e ardhshme kundër Kosovës.

“Kur një ekip si Kosova merr kaq shumë pikë, atëherë është absolutisht e merituar. Te Kosova kanë bërë punë të mirë në vitet e fundit. Është mëkat, natyrisht, që nuk e kemi siguruar kualifikimin sonte. Ne kemi ekip solid. Presim ndeshje të vështirë ndaj Kosovës. Por nuk do të fokusohemi në mbrojtje. Do ta shijojmë këtë fitore dhe më pas do të punojmë për të fituar tri pikë në Kosovë”, ka thënë përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin.

banner

Zvicra po bëhen gati për paraqitje të re në Kupën e Botës, por biletën e Botërorit 2026 duhet ta konfirmojnë të martën në Prishtinë. Kosovës i duhet fitorja 6:0 ndaj Zvicrës për ta kaluar në tabelë. Ky rezultat duket pak i mundshëm

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy