Brahimaj i AAK-së: Të gjithë njëzëri i themi jo bashkëpunimit me LVV-në

by Nexhat

Deputet i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka demantuar zërat se mund të ketë një marrëveshje midis AAK-së dhe LVV-së për formimin e Qeverisë. Një deklarim i kryetarit të nëdegës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, i cili tha se Ramush Haradinaj duhet ta shqyrtoj bashkëpunimin me LVV-në për formimin e Qeverisë, sipas deputetit Lahi Brahimaj, nuk është dëshmi e përçarjes brenda AAK-së, por një mendim ndryshe i cili nuk ka gjetur mbështetje brenda strukturave të këtij subjekti politik.

‘’Definitivisht jo. Ka qenë qëndrim i liderit për një jo. Por, ishte edhe takimi i kryesisë ku të gjithë njëzëri i thanë që nuk ka koalicion me LVV-në. Deklarimi i zotit Krasniqi është një demokraci që njerëzit munden me mendu ndryshe. Kjo tolerohet brenda strukturave të AAK-së. Të gjithë në mënyrë unanime që të mos ketë votë për Glauk Konjufcën”, tha ai.

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy