Clark flet për rastin e një godine që menduan se ishte serbe: Aty mbaheshin shqiptarë të ndaluar nga serbët, ishte incident i tmerrshëm

by Nexhat

Dëshmitari Wesley Clark gjatë dëshmisë së tij, tregoi për një incident kur NATO-ja goditi një bazë që pretendohej se ishte e forcave serbe, ndërkohë që aty po mbaheshin shqiptarë të ndaluar.

“Në një rast kemi identifikuar disa automjete serbe rreth një ndërtese që dukej si një seli ose shtab. Ishin automjete rreth e çark kësaj ndërtese. Kishte antena në godinë, kishte komunikime. Personat që punonin për inteligjencën e identifikuan si një godinë serbe dhe u godit dhe pastaj doli që s’ishte fare godinë serbe por serbët aty kishin vendosur shqiptarë dhe ajo ishte një godinë që serbët i kishin futur shqiptarët për t’i ndaluar dhe ishte një incident i tmerrshëm”, tha Clark.

banner

Ai deklaroi se bashkë me njerëzit e tij u ndjenë shumë keq kur zbuluan se çfarë kishte ndodhur.

Clark tha se ky ishte një lloj shembulli se ata si forca s’kishin asnjë lloj informacioni se çfarë po ndodhte në terren. /BetimipërDrejtësi/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy