Deklarata e Osmanit për “900 bandat”, Hoti: Tragjikomike, autogol diplomatik që dëmton imazhin e  Kosovës

by Nexhat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se deklarata e presidentes Vjosa Osmani për shkatërrimin e bandave kriminale, është një ‘’autogol diplomatik’’ që i bëhet Kosovës, dhe jo vetëm një ‘’statistike e rreme’’.

Hoti ka thënë se deklaratat si të Osmanit e ulin kredibilitetin e vendit dhe e dëmtojnë imazhin e kësaj të fundit, duke e vendosur Kosovën në listë me vendet problematike të botës.

banner

‘’ Sigurisht se ky i fundit nuk është rasti i vetëm. Dëmi po mbetet, pavarësisht sqarimit, që po e dëshmon mungesën e seriozitetit. Kështu ndodh kur tentohet të përdoret çdo medium, në vend e jashtë, për t’i shërbyer partnerit të saj në krye të qeverisë’’, ka shkruar ai mes tjerash,

Postimi:

“900 banda kriminale të shkatërruara” nuk është vetëm një statistikë e rreme, por është autogol diplomatik që i bëhet Kosovës. Kjo nuk tregon sukses, por i jep botës mesazhin e rremë se Kosova është e zhytur në krim të organizuar.

Deklarata të tilla tragjikomike e ulin kredibilitetin e Kosovës dhe e dëmtojnë imazhin, duke e vendosur në listë me vendet problematike të botës.

Kosova ka nevojë për lidership dinjitoz, serioz dhe të përgjegjshëm.

Sigurisht se ky i fundit nuk është rasti i vetëm. Dëmi po mbetet, pavarësisht sqarimit, që po e dëshmon mungesën e seriozitetit.

Kështu ndodh kur tentohet të përdoret çdo medium, në vend e jashtë, për t’i shërbyer partnerit të saj në krye të qeverisë.

Detyrë e saj është të merret me ndërprerjen të partneritetit strategjik me SHBA, me sanksionet nga BE, me funksionimin joligjor të qeverisë, me emërimin e kryeprokurorit e raste të tjera. Këto i ka harruar. Fundi po vjen, asnjë rezultat, vetëm shërbim me devotshmëri në agjendën shtetrrënuese të partnerit të saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy