Edhe dy ditë afat për Qeverinë Konjufca, Kurti sheh diçka tjetër më urgjente

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë për T7 se i kanë edhe dy ditë kohë deri të mbahet seanca me mandatar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë.

Ai tha se tash është urgjente formimi i komisioneve të përhershme parlamentare.

banner

“I kemi edhe dy ditë deri tek seanca e kuvendit për mandatarin e radhës. Ajo që besoj që është urgjente për shtetin e Kosovës është formimi i komisioneve parlamentare. Janë katër komisione të përhershme, është komisioni për buxhet, punësim dhe transfere, komisioni për integrime për evropiane, komisioni për komunitete dhe kthim dhe komisioni për legjislacion. Tash që e kemi konstituar kuvendin e Republikës së Kosovës në legjislaturën e nëntë është gabim politik dhe dëm financiar e social mosprocedimi i mëtutjeshëm në Kuvendin e Republikës, me ç’rast formimi i komisioneve parlamentare është rruga e duhur përpara. Çështje më urgjente se kjo nuk ka, ndërkohë që natyrisht 15 ditëshi vlen deri të mërkurën”, tha Kurti për T7

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy