Elon Musk ka bërë një nga parashikimet e tij më radikale deri më sot: telefonat, aplikacionet dhe sistemet operative do të bëhen të panevojshme brenda 5-6 viteve të ardhshme.
Në një bisedë të fundit me Joe Rogan, miliarderi dhe CEO i Tesla/SpaceX deklaroi se jemi “shumë pranë një bote ku çdo ndërveprim njerëzor do të kalojë përmes inteligjencës artificiale”.
Sipas tij, në të ardhmen e afërt: Nuk do të ketë më telefona; Nuk do të ketë më aplikacione; Nuk do të ketë më sisteme operative.

