Gërvalla: Diplomacia mbetet domosdoshmëri për paqen dhe sigurinë

by Nexhat

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me studentët e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin LUMSA në Romë, në kuadër të temës “Ballkani midis demokracisë dhe diplomacisë”.

Sipas komunikatës së MPJD-së, Gërvalla ka theksuar se “Ballkani është një rajon që ka kaluar nëpër dekada sfidash, konflikteve dhe transformimesh të thella, por që sot po ndërton me përkushtim rrugën e tij drejt konsolidimit demokratik dhe integrimit të plotë në familjen evropiane.”

banner

Në komunikatë thuhet se Republika e Kosovës është shembulli më i qartë i këtij transformimi, “një shtet që ka dalë nga lufta, ka ngritur institucionet e tij demokratike dhe sot ndjek një politikë të jashtme aktive, të orientuar fuqishëm drejt partneritetit euro-atlantik dhe vlerave perëndimore.”

Gërvalla ka theksuar gjithashtu se “Rrugëtimi ynë dëshmon se demokracia kërkon kohë, këmbëngulje dhe vullnet politik, ndërsa diplomacia është mjeti që e shndërron këtë vullnet në stabilitet dhe aleanca të qëndrueshme.”

Komunikata citon ministren në detyrë që ka përmendur rastin e Ukrainës, duke thënë se për Kosovën, kjo është kujtesë e qartë se demokracia nuk është e garantuar dhe se diplomacia mbetet domosdoshmëri për paqen dhe sigurinë e kontinentit. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy