Ish-deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, në Debat Plus në RTV Dukagjini ka komentuar Konventën e 12-të të PDK-së, ku Bedri Hamza u zgjodh kryetar i ri i partisë.
Ai tha se nga perspektiva e tij ky është “gjysmë lajm i mirë dhe gjysmë lajm i keq”.
“Po nis me të mirën, dhe lajmi i mirë është që Memli Krasniqi nuk është më në krye të partisë… Ai ka qenë një bashkëpunëtor mjaft i denjë i Albin Kurtit gjatë këtyre 5-6 viteve të fundit,” deklaroi Kastrati.
Ai shtoi se PDK tani ka “një njeri kredibil, me integritet”, por mbetet të shihet “sa do të mund ta zbatojë këtë integritet në terren”.

